Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi
Futbolli italian po përjeton ditë të vështira edhe për shkak të skandalit të shërbimeve me eskorta nga agjencia e eventeve Ma.De që është nën hetim për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni.
Në orët e fundit janë publikuar emrat e një sërë lojtarësh që dyshohen se mund të kenë përfituar shërbime të tilla dhe mes tyre figuronte dhe emri i Riccardo Calafiorit i cili ka reaguar teksa i është drejtuar studios ligjore Conte.
Avokatët e kësaj studioje kanë dalë me një deklaratë duke mohuar në mënyrë kategorike përfshirjen e futbollistit të Arsenalit në të gjithë këtë histori.
‘Duam të nënvizojmë se emri i klientit tonë nuk shfaqet në asnjë akt të hetimit që është duke u zhvilluar për zotërinjtë Buttini-Ronchi dhe aktiviteteve të tyre, i cili duhet t’i vërë theksin të vetmes rrethanë objektive të njohur, dmth që Z.Calafiori nuk ka asnjë lidhje me të gjithë këtë-theksonin ndër të tjerat avokatët e futbollistit të Arsenalit
Ata shtuan se është vërtet shqetësuese fakti që iu publikua emri i Calafiorit në media
‘Edhe pse specifikohet se emri i Calafiorit nuk është rezultat i një kontrolli dokumentat, por një kërkim për fjalë kyçe sic theksohet në dekretin e kërkimit, është vërtetë shqetësues fakti që gjithsesi emri i tij u publikua, pavarësisht çdo kujdesi apo etike profesionale. Për më tepër, nuk ka interes publik për shpërndarjen e një lajmi që vetëm i tillë nuk është, duke qenë se hetimi, për të cilin janë bërë publikime të pakujdesshme, nuk e prekin Z. Calafiori sepse absolutisht nuk ka asnjë lidhje-përfundojnë avokatët e futbollistit të Arsenalit.
Top Channel