U nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, akademiku Rexhep Qosja prehet në varrezat e qytetit të Prishtinës Pas afro shtatë vitesh i mbyllur, Muzeu Etnografik i Durrësit ka rihapur dyert, duke kthyer në jetë një prej godinave më të rëndësishme të kujtesës së qytetit.
I dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 dhe i restauruar falë projektit EU4Culture, muzeu rikthehet si një hapësirë dedikuar historisë dhe traditës durrsake.
E ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kjo banesë tipike qytetare me çardak ruan vlerat e trashëgimisë së Shqipërisë së Mesme. Brenda saj gjen vend edhe dhoma muzeale kushtuar Aleksandër Moisiut, i cili kaloi këtu një pjesë të fëmijërisë. Në muze ekspozohen objekte etnografike dhe kostume popullore që sjellin për vizitorët mënyrën e jetesës së dikurshme. Rihapja ka tërhequr menjëherë edhe turistët e parë të huaj.
“Është magjepsëse se si është ruajtur kjo godinë. Duket që është treguar kujdes edhe gjatë punimeve”, shprehet turisti nga Anglia.
“Për ne është një mundësi e shkëlqyer për të parë se si ka qenë një shtëpi origjinale këtu dhe si jetohej dikur”, tha një tjetër vizitore nga Anglia.
Me këtë restaurim të mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian, Muzeu Etnografik rikthehet në hartën turistike të Durrësit si një tjetër pikë që lidh të shkuarën me të tashmen.
Top Channel