Tottenham po përballet me një prej momenteve më delikate në vitet e fundit teksa është në një krizë të thellë rezultatesh dhe sheh t’i shfaqet në horizont Championship-i. Skuadra londineze është në vendin e 18 dhe nuk e ndjen shijen e fitores prej 15 ndeshjesh dhe kështu klubi vendosi te ndërhyjë në aspektin psikologjik të grupit.

Me kërkesë të trajnerit De Zerbi, klubi publikoi një njoftim zyrtar në LinkedIn  përmes të cilit kërkonte të punësonte një psikolog për paraqitjes, një figurë të një profili të lartë për të rikthyer besimin te një ambient që është i kushtëzuar shumë nga presioni.

Trajneri italian që ka marrë vetëm 1 pikë në 2 ndeshjet e tij të para që nga kthimi i tij në Angli, kuptoi që pengesa kryesore e ringjitjes së skuadrës është brishtësia emotive. Pikërisht për të forcuar grupin dhe për të përmirësuar lidhjen mes lojtarëve, De Zerbi organizoi një darkë me skuadrën javën e kaluar në një lokal ekskluziv të Londrës, në tentative për të kompaktuar skuadrën, por që nuk e prodhoi ndryshimin e shpresuar të tendencës.

Këtu lindi dhe nevoja për një qasje më shkencore dhe individuale për të vendosur kulturën e vërtetë të performancës që mund të ndihmojë futbollistët në këtë fazë të fundit të kampionatit. Për më tepër, shifrat nuk lënë vend për interpretime; në 2026, Tottenham ende nuk ka fituar një ndeshje në shtëpi, hera e fundit ka qenë në 6 dhjetor te vitit të kaluar. Mungesa e kthjelltësisë në momentet kyçe e detyroi klubin të kërkojë një profesionist që të jetë në gjendje që të punojë në sinergji me stafin teknik duke ofruar mbështetje të bazuar në evidencat klinike si në në skuadrën e parë të djemve ashtu edhe atë të vajzave. Sfida e së shtunës kundër ëolverhamptonit që ka rënë tashmë nga kategoria do të jetë prova për të kuptuar nëse ky drejtim i ri mund të ndihmojë Tottenhamin të fitojë pikët e nevojshme për të qëndruar në Premier League.

Top Channel