“Është një djalë me thikë, më kanë therur”/ Mori 7 plagë në trup pas sulmit të tmerrshëm në tren në Angli, futbollisti shqiptar Jonathan Gjoshe rrëfen tmerrin
Manchester City parakalon Arsenalin në krye të renditjes dhe Burnley bie zyrtarisht në Championship. Ky është verdikti që doli nga ndeshja e zhvilluar në Turf Moor në mbrëmjen e kësaj të mërkure mes këtyre dy skuadrave ku ai që fitoi ishte pikërisht Manchester City me rezultatin e ngushtë 1-0.
Manchester City ishte dominues në fushën e lojës në pjesën e parë të ndeshjes, por arriti të shënojë vetëm 1 gol, ai i shënuar nga Erling Haaland që në minutën e 5. Citizens i krijuan shanset e tyre por iu mungoi saktësia e zakonshme. Gjithsesi 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin e Citizens 1-0. Edhe në pjesën e dytë Manchester City pati dëshirë për të shënuar një tjetër gol që do t’u jepte më shumë mundësi, ndërkohë që te Burnley pati minuta edhe për Armando Brojën që u aktivizua në minutën e 82 në vend të Flemming.
Gjithsesi në fund rezultati mbeti 1-0 për Manchester City që pas 34 javëve kampionat e sheh veten në krye të renditjes për një garë shumë të zjarrtë për titullin me Arsenalin në ndeshjet e mbetura, ndërsa Burnley i bashkohet Wolverhamptonit dhe sezonin e ardhshëm do të luajë një kategori më poshtë.
Top Channel