Barcelona nuk shkëlqen, por fiton ndaj Celtas, diferenca me Realin shkon sërish +9 pikë
Një mbrëmje e pafundme në “Gewiss Stadium” ka prodhuar finalistin e dytë të Kupës së Italisë, ku Lazio ka arritur të mposhtë Atalantën pas një maratone që u zgjidh vetëm nga pika e bardhë e penalltive.
Pas barazimit 2-2 në aktin e parë në Romë, edhe ndeshja e kthimit në Bergamo konfirmoi ekuilibrin total mes dy skuadrave, duke u mbyllur në barazim 1-1 brenda 90 minutave të rregullta.
Sfida nisi më mirë për kryeqytetasit, të cilët kaluan të parët në avantazh, por festa e bardhekaltërve zgjati pak sekonda, pasi Atalanta reagoi rrufeshëm duke barazuar shifrat dhe duke ndezur atmosferën në shkallët e stadiumit. Tensioni arriti kulmin në 30 minutat e shtesës, kur bergamaskët gjetën rrugën e rrjetës për atë që dukej si goli i kualifikimit, por ndërhyrja e sistemit VAR bëri që goli të anulohej, duke i dërguar skuadrat te goditjet e penalltive.
Ajo që pasoi nga pika e bardhë ishte një “garë” gabimesh që rrallë shihet në nivele të tilla. Për Atalantën, presioni peshoi rëndë mbi shpatullat e lojtarëve kryesorë: Scamacca, Zappacosta dhe Pasalic dështuan të shënonin, ndërsa gabimi fatal i Charles De Ketelaere i vuri vulën eliminimit të skuadrës së Gasperinit. Në krahun tjetër, edhe Lazio nuk ishte perfekte, me Tavares dhe Cataldin që gabuan shënjestrën, por gjakftohtësia e Isaksen dhe Taylor mjaftoi që skuadra e Baroni-t të siguronte biletën për në aktin final.
Lazio fluturon kështu drejt finales së madhe të Romës, ku do të gjejë përballë Interin, i cili u kualifikua më herët pasi eliminoi Comon. Ky sukses i jep mundësinë Lazios të kërkojë një tjetër trofe të rëndësishëm, në një sezon ku karakteri i treguar në momente dramatike si ky i sotmi po bën diferencën.
Top Channel