Eskortat dhe futbollistët e Serie A, zbulohen emrat e kërkuar nga Prokuroria
Nuk ka paqe për Chelsea që pas humbjes në fushën e Brightonit me rezultatin 3-0, Blutë zbresin në vendin e 7 në klasifikimin e Premier League duke mbetur në kuotën e 48 pikëve.
Për skuadrën londineze duket se venitet përfundimisht ëndrra për të luajtur në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm me Liverpoolin që është në vendin e pestë i shkëputur me 7 pikë nga Chelsea. Për më tepër humbja e pësuar ndaj Brightonit është e 5 radhazi për londinezët që përbën një rekord të trishtë për ta; për të gjetur një seri me 5 humbje radhazi pa shënuar qoftë edhe një gol të Chelsea duhet kthyer në kohë deri në 1912. Ato që rëndojnë më shumë ambientin e Bluve janë fjalët e trajnerit, Liam Rosenior që duken si një shenjë dorëzimi ose të një krisje të pariparueshme.
‘Një paraqitje e papranueshme, që nuk mund të mbrohet. Diçka duhet të ndryshojë menjëherë, nuk mund të vij këtu e të shfaqem për atë që kam parë sot-ishin fjalët e Liam Rosenior që e mori drejtimin e Chelsea në janar për të zëvendësuar Enzo Marescan. Në fillim u duk se trajneri anglez i rigjallëroi shpirtrat te Chelsea që dukej i përçarë, por iluzioni zgjati pak. Nga muaji mars e deri tani skuadra filloi të shuhej dalëngadalë duke fituar vetëm një ndeshje në 9 të fundit.
Tani te bordi drejtues i klubit i drejtuar nga Todd Boehly që duket se po e humbasin durimin, mbetet dilema për të konfirmuar apo jo Rosenior deri në funs të sezonit për të evituar ndryshimin e 4 në pankinë në më pak se 2 vjet apo të shkundin menjëherë skuadrën për të mos rrezikuar që të mos mbetet jashtë kompeticioneve evropiane të sezonit të ardhshëm. Gjithsesi, sezoni nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të madhe në fund, ka një perspektivë negative; te tifozët e Chelsea ka nga ata që po ndjejnë mungesën e Maresca me të cilin Chelsea në korrikun e vitit të kaluar fitoi Botërorin e Klubeve. Largimi i trajnerit italian solli një pasiguri të madhe dhe në qershor është thuajse e sigurt se do të ketë një ndryshim tjetër në stol. Ka nga ata që do të donin që drejtimin e Chelsea ta marrë Cesc Fabregas, por është edhe Amorim që ka mbetur pa skuadër pas aventurës zhgënjyese me Manchester United
Top Channel