Kupa e Italisë/ Lazio prek finalen mes dramës në Bergamo, penalltitë ndëshkojnë Atalantën
Barcelona e bëri detyrën e saj ndaj Celta Vigos dhe arriti të fitojë përballjen me të edhe pse pa shkëlqim. Skuadra katalanase arriti të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-0 duke e kthyer diferencën prej 9 pikësh me Realin e Madridit.
Ndeshja nisi vrullshëm me raste shënimi për të dyja skuadrat që në sekondat e para. Në fillim ishte Yamal që rrezikoi për Barcelonën, më pas ishte Pablo Duran gjuajtja e të cilit u ndal nga Joan Garcia. Celta Vigo kishte meritën që u mbajt mirë në fushë dhe tentoi jo pak herë t’i krijojë probleme Barcelonës. Por në minutën e 40, katalanasit fituan një 11 metërsh që u ekzekutua saktë nga Yamal që i dha avantazhin Barcelonës 1-0 me 18 vjecarin që nuk festoi sepse menjëherë ndjeu n jë shqetësim duke kërkuar menjëherë zëvendësimin. Yamal shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjes duke ia lënë vendin Roony. Ndërkohë ndeshja u ndërpre për shkak të një emergjence mjekësore ndaj një prej tifozëve të pranishëm në stadium. Pas 15 minutash pritje ndeshja rifilloi ku u luajtën 8 minuta shtesë që ishin akorduar për këtë pjesë të parë, por rezultati mbeti 1-0 për Barcelonën.
Në fillimin e pjesës së dytë, Barcelona shënoi dhe golin e dytë me Ferran Torres por u anulua për pozicion jashtë loje. Pas këtij momenti gjërat nuk ndryshuan më dhe rezultati mbeti 1-0 me Barcelonën që mori maksimumin nga kjo ndeshje edhe pse pa shumë shkëlqim
Top Channel