Barcelona nuk shkëlqen, por fiton ndaj Celtas, diferenca me Realin shkon sërish +9 pikë
Lamine Yamal mban Barcelonën dhe Spanjën në ankth. Sulmuesi 18 vjeçar shënoi me penallti për blaugranat në ndeshjen ndaj Celta Vigo dhe menjëherë ndjeu një problem muskular dhe kërkoi zëvendësim.
Doktor Pruna hyri në fushën e lojës për ta ekzaminuar dhe për të parë nëse mund të luante, por në fund ai zgjodhi të tregohej i kujdesshëm dhe Roony hyri në vendin e tij. Ndërkohë që Yamal shkoi direkt në dhomat e zhveshjes duke ndjerë dhimbje.
Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo, ekzaminimet e para flasin për një këputje muskulare që do të thotë se Yamal mund ta ketë mbyllur sezonin, ndërkohë që rrezikohet edhe pjesëmarrja në Botëror. këtë të enjte futbollisti do të bëjë ekzaminime mjekësore më të detajuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tij.
Ndërkaq, Lamine Yamal me golin e shënuar ndaj Celtas shkon në kuotën e 24 golave, 16 nga të cilat i ka shënuar në La Liga, 6 në Ligën e Kampioneve dhe 2 në Kupën e Mbretit. Po kështu ai ka dhënë edhe 18 asiste. Në të njëjtën kohë, 18 vjeçari këtë të mërkurë zhvilloi ndeshjen e tij të 151 me fanelën e Barcelonës dhe në total ka 49 gola duke barazuar Thierry Henry që e shënoi këtë kuotë golash në 121 ndeshje
Top Channel