“Zërat e Tokës”, shfaqja te Amfiteatri i Tiranës si thirrje artistike në Ditën Ndërkombëtare të Tokës 64 artistë u bënë bashkë në edicionin e 16-të të “PranverArt”, me pikturat, skulpturat dhe punimet në qeramikë që u prezantuan për publikun në Galerinë e Artit Tiranë.
Krahas artistëve të njohur, paraqiten krijimet e autorëve të rinj me teknika të ndryshme të artit pamor.
“Është interesante çfarë mendonim ne dikur dhe si e mendojnë të rinjtë artin sot. Nëse ne jemi më figurativë, të rinjtë janë më të lirshëm, më abstragues, sjellin forma të reja, e shohin artin edhe si një mision”, tha skulptori Maksim Bushi.
Punimet janë realizuar gjatë periudhës 2025-2026 dhe përfshijnë natyrën në të gjitha format dhe stinët, portretet, motivet tradicionale apo abstraksionet. Ndërsa skulptori Maksim Bushi na tregon mesazhin e veprës së tij në karton.
“Me ironi, e kam vënë titullin ‘Dita e Balonave’, nuk është vetëm një ditë që ngremë balonat e bukura, por janë balona që kapërcejnë dimensionin e një dite pranverore. Kjo balonë më shumë ngjan si një bombardues B2”, vijoi Bushi.
“PranverArt” do të qëndrojë e hapur për artdashwsit deri në datën 28 prill. Kjo është ekspozita e fundit e Galerisë së Artit Tiranë, që prezantohet për publikun në këto ambiente, të cilat do të duhet t’i lirojë deri në fund të muajit prill, me kërkesë të Prefektit, ndërsa ende nuk dihet se ku do të transferohet Galeria e Artit.
Megjithatë, Bashkia e Tiranës, që ka në varësi këtë institucion njofton se po punon për identifikimin e hapësirave alternative të përshtatshme.
Top Channel