Lecce-Fiorentina mbyllet 1-1, Tiago Gabriel i përgjigjet golit të Harrison, skuadrat ndajnë pikët në “Via del Mare”
Ndërsa në krye të klasifikimit është ndezur gara për titullin e Premier League, kampionati anglez ka dhënë verdiktin e parë përsa iu përket vendeve të fundit.
Wolverhampton është skuadra e parë që bie zyrtarisht në Championship kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i sezonit.
Kjo ndodhi pas ndeshjes mes Crystal Palace dhe West Ham, sfida përmbyllëse e javës së 33 të kampionatit, një ndeshje që përfundoi me barazimin 0-0, një rezultat ky që e çon West Ham në 33 pikë në vendin e 17, ndërkohë që Wolverhamton është në vendin e fundit me 17, pra 16 pikë më pak se West Ham.
Me vetëm 3 fitore dhe 8 barazime në total, për Wolverhampton nuk mjaftuan ndryshimet e bëra në pankinë në mesin e muajit nëntor për të mbijetuar në Premier League këtë sezon dhe kështu pas 8 vitesh kjo skuadër kthehet në Championship.
Top Channel