“Futbollistët paguanin dhe ne na merrnin gjysmën”, eskorta rrëfen me detaje si funksiononin festat e fshehta të lojtarëve të Serisë A
‘Së shpejti kursimet e mia do të përfundojnë. Merrem me punë vullnetare dhe kam shpenzuar 4 milionë euro nga xhepi im’-ky është rrëfimi i bërë nga ish mbrojtësi i Borussias së Dortmundit, Neven Subotic për të përditshmen gjermane ‘Die Welt’
Nga një jetë në faqet e para të mediave, te puna me personat në vështirësi e deri te kriza ekonomike. Gjermani i lindur në ish-Jugosllavi dhe i rritur në SHBA ka jetuar shumë jetë.
‘Në fillim kisha një shtëpi të madhe me vaskë hidromasazhi, drejtoja makina sportive dhe jetoja në limite pa reflektuar për veprimet e mia-tregon Subotic-por në 2010 fillova të ndërgjegjësohesha dhe pak më vonë lindi edhe shoqata’
Dhe shoqata në fjalë është ‘Well:fair’
‘Kemi mundur të çojmë ujë të sigurt dhe shërbime sanitare të përshtatshme për 439 mijë persona në zonën lindore të Afrikës. E nisëm me vetëm 76 mijë euro në vitin e parë, tani i jemi afruar shifrës 5 milionë’-vijon rrëfimin e tij Subotic që tani është pranë një krize ekonomike.
‘Nuk kam përfituar kurrë paga faraonike, ja sepse mbështetja ekonomike e kompanive aktualisht është vitale për të mbuluar kostit dhe për të siguruar mbijetesën e misionit’-tha Neven Subotic
Top Channel