Real Madrid nuk fal ndaj Alavesh, Mbappe dhe Vinicius rindezin garën me Barcelonën
Brightoni shton telashet për Chelsea në Premier League angleze teksa e mundi në ndeshjen e javës së 34 me rezultatin e pastër 3-0 duke iu afruar zonës Champions, ndërkohë që londinezët shohin që kjo zonë t’i largohet.
Brighton e nisi në mënyrë të vrullshme ndeshjen teksa arriti të gjejë golin e avantazhit që në minutën e 3 me Ferdi Kadioglu duke e shokuar Chelsean. Skuadra vendase pati edhe mundësi të tjera shënimi por portieri Sanchez bëri disa ndërhyrje të mira duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushimin e ndeshjes me avantazhin e ngushtë 1-0 të Brightonit.
Edhe pjesa e dytë nisi me një gol të Brightonit që në minutën e 54 ndëshkoi për herë të dytë Chelsean me golin e Hinshelëood duke e çuar rezultatin në 2-0 për t’ia vështirësuar akoma më shumë gjërat Bluve të Londrës.
Në minutat shtesë Brightoni e hodhi totalisht në knockout Chelsea duke shënuar edhe golin e tretë me Danny ëelbeck duke fiksuar fitoren 3-0 me Brightonin që parakalon pikërisht Blutë duke i marrë vendin e 6 teksa shkon me 50 pikë, ndërsa Chelsa që pëson humbjen e katërt radhazi mbetet me 48 pikë.
Top Channel