Al Nassr po mendon seriozisht të promovojë Cristiano Ronaldo Junior në skuadrën e parë për sezonin e ardhshëm duke i hapur kështu rrugë mundësisë historike për të parë 15 vjeçarin(në qershor do të mbushë 16 vjeç) në fushë së bashku me të atin Cristiano Ronaldo në elitën e futbollit arab.

Sipas asaj që publikon portali alëeeam.com, drejtuesit e klubit nga Riad do të marrin vendimin përfundimtar në fund të kampionatit pasi të kenë bërë edhe një vlerësim teknik për aftësitë te Cristiano Jr për të kontribuuar në projektin sportiv të verdhebluve.

Me CR7 që është ende nën kontratë me Al Nassr edhe për një vit dhe është i vendosur që të fitojë titullin, promovimi i djalit të tij në futbollin profesionist do të përfaqësonte një operacion marketingu dhe teknik të paprecedentë në historinë e futbollit global. Objektivi klubit është të maksimizojë rendimentin teknik të të gjithë familjes Ronaldo duke plotësuar dëshirën legjendës portugeze që të kalojë direkt stafetën në fushën e lojës  te i biri përpara se të tërhiqet përfundimisht.

Top Channel