Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima që njihej me pseudonimin “Supe”

21/04/2026 22:45
Endri Goxhaj-Viktima

Ky që shihni më lart është Endri Goxhaj, 30-vjeçari i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri.

Sipas policisë, viktima është qëlluar me armë nga 29-vjeçari Donald Nela, teksa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i këtij të fundit, 25-vjeçari Dario Nela.

Endri Goxhaj njihej edhe me pseudonimin “Supe”.

“Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet, teksa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes

 

Top Channel