Financat publike, të ardhurat rriten me 13.3% në 3-mujorin e parë të 2026, performancë pozitive në tatime dhe dogana

21/04/2026 10:20

Performanca fiskale për periudhën janar-mars 2026 tregon rritje të ndjeshme të të ardhurave publike dhe kontroll të shpenzimeve, sipas të dhënave paraprake të financave publike.

Të ardhurat totale kanë arritur në rreth 205.1 miliardë lekë, duke tejkaluar planin me 5.8% dhe duke shënuar një rritje prej 13.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike janë regjistruar në rreth 156 miliardë lekë, duke u realizuar në masën 92.9% të planit, por duke shënuar një rritje prej 5.9% krahasuar me një vit më parë.

Sektori i tatimeve dhe doganave ka kontribuar ndjeshëm në këtë rritje, me të ardhura në total prej 130.6 miliardë lekësh, ose 5.8% më shumë se një vit më parë. Administrata tatimore ka mbledhur 77.7 miliardë lekë, ndërsa ajo doganore 52.9 miliardë lekë.

Top Channel