Roberto Mancini rrezikon të marrë një tjetër shuplakë në më pak se një javë nga humbja në çerekfinale të Champions League Aziatike nga Vissel Kobe në 16 prill. Pas eliminimit në kompeticionin më të rëndësishëm aziatik për klube, Al Sadd i tij rrezikon të shohë që t’i hiqet edhe titulli kampion i Katarit i fituar zyrtarisht në 13 prill, një javë para fundit të kampionatit. Por le t’i marrim gjërat me radhë.

Në 13 prill, Al Shamal humbi 2-0 kundër Qatar SC dhe Al Sadd që e kishte luajtur ndeshjen e tij të javës së 21, festoi nga divani titullin e 19 duke qenë se diferenca me Al Shamal shkonte në 5 pikë. Po atë ditë Al Sadd eliminoi edhe Al Hilal në Champions League Aziatike. Më pas erdhi eliminimi në çerekfinale dhe vendimi i gjykatësit sportiv që shoi krejtësisht gëzimin e futbollistëve të Al Sadd dhe Roberto Mancinit

Nëse në Championsin Aziatik zhgënjimi erdhi në fushën e lojës, për kampionatin, humbja mund të vijë nga zyrat e gjykatësit sportiv. Pas ndeshjes kundër Qatar SC, Al Shamal bëri një apel që e fitoi për numrin e lojtarëve të huaj të hedhur në fushën e lojës nga ana e Qatar SC dhe vendimi humbjen 2-0 të Al Shamal e shndërroi në fitore 3-0 në tavolinë për këtë skuadër. Në atë ndeshje pas ndëshkimit me karton të kuq të tunizianit, Ali Saudi,argjentinasi Franco Russo hyri në fushën e lojës në vend të katariot, Ahmed Al Raëi në momentin një lëvizje që nuk lejohej nga rregullorja : ‘Nëse një prej lojtarëve të huaj profesionistë në fushë ndëshkohet me karton të kuq, një prej 5 lojtarëve nga Katari(apo rezident në Katar)në fushë nuk mund të zëvendësohet me një lojtar tjetër të huaj dhe skuadra duhet të vazhdojë të ketë 5 futbollistë të huaj’-theksohet në nenin 15 të rregullores. Neni 61/1/b thekson se një klub dënohet me humbje në tavolinë  dhe një gjobë mbi 100 mijë riyal nëse thyen normat

Tani Al Sadd ka vetëm 2 pikë avantazh ndaj Al Shamal dhe për ironi të fatit java e fundit  dhe vendimtare e kampionatit në Katar parashikon që të ketë ndeshje direkte mes këtyre dy skuadrave. Në rast humbjeje, Mancini dhe futbollistët e tij do të humbisnin një titull që e kishin fituar dhe e kishin vendosur në palmaresin e tyre.

Top Channel