Një kompani e Cinisello Balsamo ka përfunduar në qendër të hetimeve nga Prokuroria e Milanos me akuzën e favorizimit e shfrytëzimit të prostitucionit dhe pastrimit të parave. Kjo kompani organizonte festa prej mijëra eurosh dhe në paketat e saj përfshiheshin edhe vajza.

Mësohet se mes klientëve të kësaj kompanie  janë edhe disa futbollistë të Serie A, të cilëve sipas asaj që zbulohet nga hetimet, iu ofroheshin ‘shërbime për pas ndeshjes’ që përfshinin një paketë të plotë; mbrëmje në lokal, hotel dhe eskortë, mbrëmje këto që kushtonin mijëra euro.

Gjyqtarja Chiara Valori nënshkroi 4 urdhra arresti shtëpiak kundrejt një organizate që sipas hetimeve ka kryer një aktivitet për shfrytëzimn dhe favorizimin e prostitucionit për pastrim parash. Hetimet e kryesa nga një Njësi e Policisë Ekonomike Financiare të Milanos, kanë gjetur shumë prova që rezultojnë domëthënëse rreth mënyrës së të vepruarit të të hetuarve

Pas një kompanie që organizon evente me seli në Cinisello Balsamo, ishte krijuar një biznes i vërtetë rekrutimi të vajzave mes të cilave edhe eskorta profesioniste, të disponueshme për të marrë pjesë ne eventet e organizuara dhe të gatshme për të kryes shërbime të natyrës seksuale.Bëhej fjalë për vajza që qëndronin në ambientet e klubeve të së njëjtës kompani e që më pas paguheshin për të kaluar mbrëmjet me një klientelë të pasur dhe të gatshme për të ofruar shifra prej mijëra eurosh si biznesmenë dhe një numër i konsiderueshëm i futbollistëve të Serie A

Hetimet e Guardia di Finanza që kishin të bënin me pasuritë e akumuluara në mënyrë të paligjshme nga organizata kriminale kanë zbuluar sesi të ardhurat e të hetuarve që ishin në disproporcion me ato të deklaruara, kishin si burim ekskluziv biznesin e lidhur me organizimin e këtyre eventeve.

Top Channel