Në tregjet e fruta-perimeve në Korçë, situata ekonomike reflektohet qartë në qeset e blerësve.
Për pensionistët, të cilët përbëjnë një pjesë të madhe të konsumatorëve të këtij tregu, çmimet e fruta perimeve janë në nivele që nuk përputhen me të ardhurat e tyre mujore. Ajo që vihet re për këtë kategori është blerja e produkteve me peshë minimale apo me copë për ato që i kanë më të domosdoshme.
Me çmimet aktuale pensionistët po detyrohen të ndryshojnë strukturën e shportës ushqimore, duke lënë mënjanë shumë nga frutat dhe perimet.
Kjo rënie e fuqisë blerëse po ndikon jo vetëm te konsumatori, por edhe te tregtarët e vegjël, të cilët raportojnë rënie të xhiros ditore.
Ndërsa çmimet e produkteve bazë mbeten të larta, pensionistët në Korçë mbeten kategoria më e prekur, duke reduktuar konsumin në nivele që mund të cenojnë edhe nevojat e tyre ushqimore bazë.
Top Channel