Zyrtare/Wolverhampton është skuadra e parë që bie nga kategoria, kthehet në Championship pas 8 vitesh
Në pritje për të kuptuar se kush do të jetë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, kombëtarja e Të Kaltërve është edhe në kërkim të një trajneri. Dhe është dikush që i ka idetë e qarta në këtë pikë.
‘Në lidhje me atë që mund të jetë trajneri i kombëtares italiane, duke parë pak emrat që janë përmendur, nëse duam vërtet që të rinisim nga e para, do të filloja nga theksimi i emrit të Guardiolës, sepse do të thotë të bësh një ndryshim total të asaj që ka qenë e kaluara-tha Bonucci-mendoj së është shumë e vështirë, por të ëndërrosh në këtë moment nuk kushton asgjë’
Bonucci tha se fjalët e Gullit që lavdëroi atë dhe Chiellinin duke pohuar se Italia ka fituar kur kishte një mbrojtje solide, e emocionuan. ‘Thënë kjo nga një ikonë e madhe të jep gjithnjë kënaqësi, por besoj se përtej aftësive tona në nivel teknik, e rëndësishmë tani është që pas këtij dështimi për të shkuar në Boteror, të vihen bazat e futbollit italian. Është e vërtetë që ne italianët gjithnjë jemi nisur nga mbrojtja për të ndërtuar skuadra të mëdha, por jam gjithashtu i bindur se kemi talente në futboll dhe është e nevojshme që t’iu japësh mundësinë të shprehen’-shtoi Bonucci
Bonucci foli edhe për Massimiliano Allegrin emri i të cilit po lakohet si një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e Italisë.
‘Allegrin e shoh mjaft mirë si trajner të Realit të Madridit, kjo edhe sepse është i ngjashëm me Ancelottin në mënyrën e menaxhimit dhe nësë Ancelotti ka fituar, me Allegrin ka shanse të mira’-tha Bonucci
Top Channel