Herën e fundit që Romelu Lukaku është parë me fanelën e Napolit ka qenë në 20 mars në ndeshjen me Cagliarin në Sardenjë ku qëndroi në stol për 90 minuta.

Tani, saktësisht 1 muaj më vonë të cilin e kaloi në Bruksel për t’u stërvitur me një përgatitës personal, pavarësisht akordeve të ndryshme, sulmuesi belg u rishfaq në qendrën stërvitore të Napolit, Castel Volturno.

Lukaku ishte në qytet që të shtunën në mbrëmje, por këtë të hënë zhvilloi një takim me klubin për të mbyllur situatën e tensionuar të krijuar gjatë këtij muaji. Takimi u zhvillua në një klimë të shtensionuar dhe konstruktive dhe me ndjenjën e përgjegjësise dhe në këtë aspekt u gjet një zgjidhje e përshtatshme për të gjitha palët në mënyrë që të vazhdohet para me shumë qetësi dhe që skuadra të përqendrohet në aspektin sportiv në këtë fazë finale të sezonit. Kjo do të thotë që hipoteza e një sanksioni me gjobë për futbollistin bie.

Nga ky takim u arrit akordi që Lukaku të mos qëndrojë në Napoli dhe të kthehet në Belgjikë për të mbyllur procesin e rehabilitimit në javët e ardhshme sigurisht duke qëndruar në kontakt me stafin mjekësor të Napolit. Objektivi i 32 vjeçarit është  që të rifitojë formën e tij më të mirë përpara mbylljes së sezonit dhe me sytë nga Botërori 2026

Top Channel