Formula 1/ Mercedes po mendon për një pilote grua
Formula 1 po përgatitet për modifikimet në mënyrën sesi makinat e reja do të përdorin energjinë elektrike me synimin për të bërë provat kualifikuese më dinamike dhe për të reduktuar rrezikun e aksidenteve me shpejtësi të lartë gjatë parakalimeve, modifikime këto që do të nisin që në Çmimin e Madh të Miamit në SHBA fundjavën e ardhshme.
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit deklaroi se modifikimet u akorduan në një takim me skuadrat e Formula 1, konstruktorët e motorëve dhe Formula One Management, pas një konsulte me pilotët. Modifikimet janë subjekt i miratimit të Këshillit Botëror të Motorsportit të FIA, një hap që është thjesht një formalitet duke qenë se ato kanë marrë një konsensus të gjerë.
Përqendrimi i Formula 1 në propulsorin hibrido-elektrik ka shkaktuar reagim negativ te disa pilotë të cilët mendojnë se kualifikueset janë më shumë të përqendruara te karikimi strategjik i baterisë dhe nuk janë të orientuara mjaftueshëm tek aftësitë e drejtimit.
Një paketë modifikimesh parashikon një karikim më të shpejtë me makinën në shpejtësi të lartë dhe reduktin sasinë maksimale të energjisë që mund të karikohet për xhiro. Një objektiv kyç, është reduktimi. Një objektiv kryesor është “reduktimi i konsumit të tepruar të energjisë dhe nxitja e një drejtimi më të qetë dhe në regjim të plotë”, tha FIA këtë të hënë
E gjithë kjo përkon në pjesën më të madhe me rekomandimet e shprehura javën e kaluar nga George Russell i Mercedes që e ka nisur 2026 si një kandidat për titullin. Pas aksidentit dramatik në Çmimin e Madh të Japonisë, ku Oliver bearman doli nga pista për të evituar makinën më të ngadaltë të Franco Colapinto, FIA njoftoi për një kufi të fuqisë ekstra të fituar nga modaliteti ‘boost’ për parakalimet dhe kufizime të tjera në fuqinë elektrike në zona të caktuara.
‘Këto masa janë konceptuar për të reduktuar shpejtësinë në afrimet e tepërta duke ruajtur në të njëjtën kohë mundësitë e parakalimit dhe karakteristikat e përgjithshme të paraqitjeve të makinave-tha FIA
Masa të tilla, bashkë me modifikimet për sigurinë në rast reshjesh, do të jenë gati për Çmimin e madh të Miamit në 3 maj. Të tjera modifikime për të reduktuar rrezikun nga incidentet në startin e garës do të testohen në Miami, mes të cilave një boost për makinat me nisje të ngadaltë dhe një paralajmërim viziv.
Top Channel