Akuzat për spiunazh për Izraelin, Irani ekzekuton dy persona

20/04/2026 08:22

Zhvillime të rënda vijnë nga Irani, ku autoritetet kanë ekzekutuar dy burra të akuzuar për përfshirje në një rrjet spiunazhi të lidhur me shërbimet sekrete izraelite.

Sipas mediave shtetërore iraniane, viktimat janë identifikuar si Mohammad Masoum Shahi dhe Hamed Validi. Ata dyshoheshin se kishin bashkëpunuar me Mossad dhe kishin marrë trajnime jashtë vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve të gjyqësorit iranian, Mizan, të dy individët kishin kaluar trajnime në rajone jashtë vendit, përfshirë Kurdistani irakian.

Ngjarja vjen më pak se 24 orë pasi mediat iraniane raportuan për arrestimin e katër personave në veriperëndim të vendit, të dyshuar si pjesë e një rrjeti spiunazhi të lidhur me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Top Channel