Rrëzohet aeroplani privat në Zvicër/ Ndërron jetë piloti 64-vjeçar, ende nuk dihet shkaku i aksidentit fatal
Fituesi i zgjedhjeve parlamentare të Hungarisë, Péter Mágyár, ka njoftuar se vendi i tij do të ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) dhe do të ekzekutojë urdhër-arreste të lëshuara nga organi i pavarur gjyqësor, përfshirë atë për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Vlen të përmendet se kryeministri në largim Viktor Orbán njoftoi vitin e kaluar se Hungaria po tërhiqej nga gjykata pasi mirëpriti Netanyahun në Budapest. Ky vendim duhej të hynte në fuqi më 2 qershor 2026.
Pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare më 12 prill, Magyar njoftoi menjëherë se Hungaria do të kthehej në ICC. Megjithatë, sipas një raporti izraelit mbi bisedën e tij telefonike me Netanyahun, ai e ftoi atë në Budapest më 23 tetor, për 70-vjetorin e kryengritjes së vitit 1956 kundër sovjetikëve.
Kur u pyet nga një gazetar për këtë kontradiktë, Magyaari sqaroi se kishte ftuar të gjithë udhëheqësit me të cilët foli në telefon.
“Nëse një vend është anëtar i ICC dhe një person i kërkuar kalon nëpër territorin e tij, atëherë ai duhet të ndalohet”, tha politikani pas takimit të parë të grupit të tij parlamentar. “Nuk kam nevojë t’i them të gjitha në telefon. E marr si të mirëqenë që çdo kryetar shteti i njeh këto ligje”, shtoi ai.
Ndihmësit e tij po shqyrtojnë se si qeveria e ardhshme do ta pezullojë procesin e tërheqjes nga ICC para 2 qershorit, tha ai.
Gjykata me seli në Hagë ka lëshuar një urdhër arresti për Netanyahun për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.
Magyar njoftoi gjithashtu se seanca e parë e parlamentit të ri do të mbahet në fundjavën e 9-10 majit, kur ai gjithashtu do të betohet.
Top Channel