Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ushqim për fëmijë HiPP, tërhiqet nga marketet
Lëvizje të reja diplomatike po zhvillohen në përpjekje për të ulur tensionet në rajon, ndërsa drejtues të lartë nga Pakistani dhe Irani kanë intensifikuar kontaktet.
Zëvendëskryeministri pakistanez, Mohammad Ishaq Dar, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ku theksi u vendos tek nevoja për dialog të vazhdueshëm.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, të dy palët ranë dakord se angazhimi diplomatik është thelbësor për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjeve aktuale dhe për të garantuar paqe e stabilitet, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet një tjetër kontakt i rëndësishëm në nivelet më të larta, pasi presidenti iranian Masoud Pezeshkian do të zhvillojë një telefonatë me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif.
Këto zhvillime vijnë në një moment kritik, teksa presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se një delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbërrijë në Islamabad të hënën për një raund të ri bisedimesh paqeje lidhur me konfliktin në Iran.
Diplomacia duket se është kthyer në qendër të përpjekjeve ndërkombëtare, ndërsa mbetet për t’u parë nëse këto kontakte do të prodhojnë rezultate konkrete për uljen e tensioneve.
Top Channel