Victoria Beckham feston ditëlindjen, djali i saj Cruz e uron publikisht: Ti më frymëzon çdo ditë

18/04/2026 18:08

Stilistja dhe ish-anëtarja e grupit Spice Girls, Victoria Beckham, ka festuar 52-vjetorin e lindjes, duke marrë urime të shumta publike nga familja e saj.

Njëri prej djemve të saj, Cruz Beckham, e uroi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi një foto të vjetër nga fëmijëria, në të cilën shfaqet në krahët e nënës së tij. Krahas fotos, ai shprehu dashurinë dhe mirënjohjen për të, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen. Të dua. Ti më frymëzon çdo ditë”.

Urime për stilisten erdhën edhe nga bashkëshorti i saj, David Beckham, i cili gjithashtu zgjodhi rrjetet sociale për të ndarë mesazhin e tij në këtë ditë të veçantë.


Postimet familjare kanë tërhequr vëmendjen e fansave, duke reflektuar marrëdhënien e ngushtë dhe mbështetjen mes anëtarëve të familjes Beckham.

Top Channel