Tottenham i pafat, Brightoni i mohon fitoren skuadrës së De Zerbit në çastet e fundit
Bournemouth mori një fitore të rëndëishme në ndeshjen e radhës të Premier League angleze teksa në St.James Park mposhti Newcastle me rezultatin 2-1 duke i shkaktuar këtij të fundit humbjen e 3 radhazi, ndërkohë që vetë Bournemouth e çon në 13 numrin e ndeshjeve pa humbje.
Kjo ndeshje u zhbllokua në minutën e 32 të ndeshjes dhe ishte Bournemouth ai që shënoi me Marcus Tavernier dhe me avantazhin 1-0 të skuadrës mike u mbyllën 45 minutat e para. Në pjesën e dytë, Newcastle arriti të barazojë shifrat në 1-1 me golin e Osulas në minutën e 68.
Por pak para fundit të ndeshjes Bournemouth i ndëshkoi sërish Magpies duke shënuar me Adrien Truffert golin që fiksoi fitoren 2-1 të tij, një sukses që i jep mundësinë kësaj skuadre të ngjitet në kuotën e 48 pikëve në vendin e 8. Në ndeshjet e tjera të Premier League, Brentford barazoi me Fulham 0-0, ndërsa Leeds mposhti Wolverhampton 3-0.
Top Channel