Frikë për mbrojtësin e Real Madrid, humbet 6 kilogramë në pak ditë për shkak të problemeve me stomakun
Një set i plotë me 5 medalje zyrtare të Manchester City që lidhen me ‘Tripletën’ historike të sezonit 2022/23 do të dalin në ankand në 28 prill duke bërë që të krijohet një mister rreth identitetit të shitësit anonim.
Ky set i administruar nga shtëpia e ankandeve, Budds Auctions dhe me një vlerësim 50 deri 80 mijë paundë, përfshin objekte origjinale të Premier League, FA Cup e Champions League si dhe ato të sukseseve në Superkupën UEFA dhe Botërorin e Klubeve që vulosën dominimin global të skuadrës së Pep Guardiolës.
Ndërsa klubi anglez është i rezervuar, ekspertë të objekteve sportive kanë nisur kerkimet për të kuptuar se pas operacionit “Made In Manchester Live” është një ish futbollist apo një besnik i madh i stafit teknike duke qenë se shtëpia e ankandeve e përkufizuan ofertën si mundësi të rrallë për koleksionistët dhe investitorët për të siguruar pjesë të lidhura me një sezon legjendar. Seti përfshin medaljen e parë historike evropiane të citizens, me shiritin origjina, një pjesë e historisë moderne të futbollit që duke nisur nga një çmim bazë prej 30 mijë paundë premton të rishkruajë rekordet e shitjeve të objekteve përkujtimore sportive.
Top Channel