Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës
Gjykata penale e Tiranë ka caktuar masat e sigurimit detyrim paraqitje për 4 të arrestuarit për zjarrin e rënë te pallati 12 katësh pranë QSUT.
Togat e zeza kanë liruar nga qelia Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se prokurori i çështjes kërkoi masën ‘detyrim paraqitje’, ndërsa të arrestuarit ishin nën akuzën për ‘shkatërrim pro9ne nga pakujdesia’.
Në seancë të dyshuarit kanë kërkuar të shpallet i paligjshëm arrestimi dhe kanë deklaruar nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen.
Prokurori tha se zjarri shpërtheu brenda pesë minutash dhe si vatër zjarri është identifikuar një karrocë që përdorej për shërbim nga njësia e shërbimit në katin e parë, në ambientet e jashtme.
Ata u arrestuan pas ngjarjes së rëndë, ku si pasojë e flakëve që fillimisht përfshinë fasadën e pallatit, u dogjën në brendësi 71 prej apartamenteve.
Top Channel