Ekskluzive/ Pas shumë vitesh rikthehet Noçja e “Big Brother 1”, Najada Konomi në “Goca dhe Gra”: Më pyesnin për Olsin, doja… Pasi u ndje dy herë keq gjatë protestës, deputeti demokrat Flamur Noka, në një prononcim për mediat, tha se “policia do të mbajë përgjegjësi”.
Noka tha se policia po ushtron terror ndaj qytetarëve, ndërsa përmendi drejtuesit e policisë, të cilët sipas tij do të shpallen organizatë kriminale nga opozita.
“Drejtori i Policisë, kamikaz, mercenar politik Skënder Hita do të jetë përgjegjësi kryesor për çdo terror që po ushtron. Te ‘Arlis’ nuk kishin ujë, këtu rrinin gati me ujë dhe me të gjitha. Këta vijnë në këmbë në punë, por urdhri i dikton të përleshen. Edi Rama do ta paguajë një më një këtë terror që ushtron ndaj opozitës.
I bëj thirrje edhe Elton Alushit, pjesë e organizatës kriminale, edhe drejtorit të Operacionales, do të konsiderohesh nga opozita si anëtar kriminel. Edhe Sokol Bizhga, kriminel me famë, do të konsiderohet nga opozita si drejtues organizate kriminale” – u shpreh Noka.
Top Channel