Java e 33 e Serie A italiane nisi me fitoren e Sassuolos ndaj Comos. Në Mapei Stadium të besuarit e Fabio Grossos iu imponuan skuadrës së Cesc Fabregas duke e mundur me rezultatin 2-1 dhe duke e zgjatur periudhën e krizës së Comos që në 3 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 1 pikë.

Janë pikërisht emilianët ata që e nisën me vrull ndeshjen teksa iu afruan golit të parë që në 20 sekondat e para me Thorstvedt me Ramon që devijoi rrezikun në portën e Comos. Pjesa e parë ishte më e mirë për Sassuolon që në minutën e 42 zhbllokoi ndeshjen me Volpato. Kaluan vetëm dy minuta dhe Sassuolo shënoi edhe golin e dytë këtë radhë me Nzola për rë çuar rezultatin në 2-0.

Goli i dytë ishte një goditje për Comon që gjithsesi pak sekonda nga fundi i pjesës së parë shkurtoi diferencën në 2-1 me golin e Nico Paz. Në minutën e 68 argjentinasi iu afrua golit të barazimit pas një sombreroje të dyfishtë, por në fund Sassuolo arriti të mbrojë avantazhin 2-1 duke u ngjitur në 45 pikë, ndërsa Como që pësoi humbjen e dytë radhazi mbetet me 58 pikë dhe nga kjo mund të përfitojnë Juventusi dhe Roma

Top Channel