‘Gjuetia’ për trofeun e Botërorit; Argjentina, Franca dhe Anglia, shfaqen si më të kuotuarat
Interi nuk gabon dhe bën edhe një hap tjetër drejt titullit të 21 në Serie A. Në San Siro, skuadra zikaltër mposhti Cagliarin me rezultatin e pastër 3-0 duke shkuar në 78 pikë dhe për momentin është 12 pikë larg Napolit të vendit të dytë.
Pjesa e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave ishte shumë e vakët dhe me ritme të ngadalta teksa u panë shumë pak shanse shënimi. Në këtë 45 minutësh vetëm Palestra dhe Pio Esposito bënë diçka në fushën e lojës por në fund ekipet shkuan në pushimin e ndeshjes me barazimin 0-0.
Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë të sfidës teksa në minutën e 52, Marcus Thuram me. një gjuajtje me të djathtën zhbllokoi ndeshjen duke i dhënë avantazhin 1-0 Interit.
Vetëm 4 minuta më vonë ziklatrit dyfishuan shifrat, këtë radhë më Nicolo Barella duke e çuar rezultatin 2-0. Interi kishte ende për të thënë në këtë përballje teksa në minutat shtesë shënoi edhe golin e tretë me Zielinskin për të fiksuar fitoren 3-0 që e afron akoma më shumë me titullin
Top Channel