“Plagosën drejtuesit e PD, Boçi është me djegie”/ Berisha flet nga selia blu: Krerët e policisë, kriminelë të certifikuar
Nga podiumi i protestës, kreu i PD Sali Berisha sfidoi kryeministrin Edi Rama për përballjen në një debat televiziv
Berisha tha se nëse kryeministri nuk paraqitet në sallën e gjyqit ku është thirrur si dëshmitar, të shkojë në debat. Në sallë tha Berisha, “do të shihni përballjen e shekullit”
“U nis një sulm për të na asgjësuar, për të na fshirë nga harta politike e Shqipërisë, vetëm se ne në opozitë nuk mund të pranonim kurrën e kurrë shkrirjen me qeverinë e krimit dhe të jemi fasadë opozitë. Do të qëndrojmë të pambposhtur ndaj dhunës së kësaj qeverie. U tentua të na konfiskohej partia. Na izoluan ndërkombëtarisht, ne kemi mbështetjen më të gjerë nga partitë kryesore në botë. Do dalë ballë për ballë për firmat e tij, nga kjo tribunë u them shqiptarëve që do shihni në atë sallë përballjen e shekullit dhe këtu para jush unë i them Edi Ramës, nëse nuk ta mban të vish në sallën e gjyqit dhe bën manovra, frikacak si ti nuk ka. Të sfidoj edhe në një formë më të mirë, zgjidh studion televizive dhe hajde në debat, të faktojmë se çfarë hajduti i pangopur je. Çfarë ligësie shekspiriane mban ti. Edi Rama, koha jote ka marrë fund, jep dorëheqjen” – u shpreh Berisha.
Top Channel