Tottenham, misioni mbijetesë nis edhe nga tryeza; De Zerbi ofron darkë futbollistëve dhe stafit
Pas shumë vitesh, Fabio Cannavaro u kthye të flasë për lamtumirën e tij nga Interit për te Juventusi. Në një intervistë të Prime Video, ish mbrojtësi italian, fitues i Topit të Artë në 2006 tregon se çfarë ndodhi.
Nuk isha mirë, luaja i dëmtuar dhe më pas u zbuluan 9 fraktura nga stresi-tregon Cannavaro-por unë doja të luaja për të treguar që isha një lojtar për Interin. Kur përfundoi Euro 2004 vendosa të mos luaja deri në shërimin e plotë, kur nisa të vrapoja sërish, më kërkoi Oriali dhe më tha se më kishin shitur. Unë iu përgjigja: Më shitët tani që jam mirë? Dhe ai më tha se klubi donte ndryshime. Donin të më shisnin mua dhe Vieri, unë nuk doja të shkoja te Juventus, shkova edhe për të fituar më pak, por ishin rrethanat që më çuan atje’
Por pas përgjimeve të Calciopoli 2006, u zbulua edhe një telefonatë mes Luciano Moggi që në atë kohë ishte në bordin drejtues të Juventusi dhe Paco Casal, agjenti i Fabian Carinit(portieri i Interit). Në atë telefonatë, Moggi i tha Casal se Branca kishte telefonuar Cannavaron duke i thënë se nuk donte të shiste Cannavaron te Juventusi me mbrojtësin që iu përgjigj; ‘Flas me presidentin, jo me ty’. Në këtë pikë Casal i tha Moggit se nësë Cannavaro do të telefononte Ghelfin(një tjetër drejtues i Interit) për të kërkuar shitjen, shkëmbimi me Carinin mund të bëhej atë ditë.
Në telefonatën pasardhëse, Moggi i tha Cannavars që t’i telefononte Ghelfit dhe t’i thoshte se donte të largohej dhe të bënte Ghelfin që të telefononte Facchetti që në atë kohë ishte president i Interit. Një javë më vonë Cannavaro kaloi te Juventusi pas një shkëmbimi me Fabian Carini
Top Channel