Tottenham/ Misioni mbijetesë nis edhe nga tryeza, De Zerbi ofron darkë futbollistëve dhe stafit
Kevin De Bruyne këtë sezon te Napoli ishte pak më shumë se një mirazh. Belgu nuk pati kohë që të përshtatet me futbollin italian dhe skemat e Antonio Contes pasi u detyrua t’i dorëzohet një dëmtimi në bicepsin femoral në kofshën e djathtë të pësuar pas ekzekutimit të një penalltie në ndeshjen me Interin në Maradona Stadium.
Ishte në 25 tetor, nga ai moment belgu qëndroi jashtë fushave të lojës për rreth 5 muaj duke humbur 28 ndeshje. Në fillim të muajit mars De Bruyne u kthye në dispozicion të skuadrës dhe Napoli ndryshoi marsh; 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit përpara frenimit në ndeshjen me Parmën që i shoi pak shpresat për përmbysje në garën për titullin në Serie A. Por De Bruyne nuk dorëzohet; pasi fitoi gjithçka me Manchester City, vullneti i belgut është të fitojë edhe në Itali.
‘Fillimi i aventurës ishte shumë i bukur, por më pas erdhi dëmtimi-tha De Bruyne-por tani po bëj mirë dhe jam me të vërtetë i lumtur’.
Dhe gjithçka të bën të mendosh se Napoli, nëse nuk do të ketë dëmtime edhe në sezonin e ardhshëm do të nisë sezonin me synimin për të fituar titullin.
Dhe Kevin De Bruyne do të vazhdojë të jetë pjesë e Napolin edhe sezonin tjetër. Në fakt belgu ka me skuadrën napoletane një kontratë deri në qershor të 2027 dhe nuk ka ndërmend të përafrojë largimin e tij. Lidhja e tij me botën e Napolit është kaq e fortë sa De Bruyne ka vendosur që të qëndrojë në skuadër pavarësisht vendimit që do të marrë Antonio Conte në verë. Edhe nësë trajneri largohet, belgu nuk ka ndërmend të lërë punën e tij përgjysmë, aq më tepër që është shumë pranë një arritjeje të rëndësishme siç është shënimi i 100 golave në 5 ligat më të rëndësishme evropiane. Për momentin është në kuotën e 99 golave dhe kufiri i 100 finalizimeve mund të vijë në këtë fund sezoni, ndoshta duke gjetur golin e tij të parë me aksion në Serie A që ende i mungon.
Top Channel