Como këtë të premte u dorëzua në sfidën ndaj Sassuolos teksa pësoi humbjen e dytë radhazi dhe nga kjo mund të përfitojnë Juventusi dhe Roma që janë në garë për vendin e katërt të Serie A.

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, nuk u fsheh dhe pranoi superioritetin e kundërshtarëve.

‘Kur humbet gjithnjë kërkohet alibi-tha Fabregas- i kërkojmë ndjesë tifozëve dhe i bëjmë komplimenta Sassuolos. Sot trajneri i saj dha një superleksion. Ne nuk ishim të kthjellët, topi ishte i ngadaltë dhe Laurentie shumë i vështirë për t’u mbajtur nën kontroll. Tani të shohim ndeshjen tjetër. Ky nuk është Sassuolo normal që mbrohet gjithë ndeshjen për të të masakruar më pas në kundërsulm, siç kanë bërë.  Kishte një densitet të madh lojtarësh, u përpoqëm në çdo mënyrë që të hyjmë në lojë, por nuk ishte dita jonë’.

Fabregas e vijoi më tej autokritikën e tij pas përfundimit të ndeshjes

Nuk patëm kualitete, goli i dytë ishte gjëja më zhgënjyese-shtoi Fabregas-Nuk jemi kjo skuadër, tani duhet ta pranojmë dhe të vazhdojmë të përgatitemi më mirë nëse duam të shkojmë në nivele të tilla. A është ky një hap prapa në krahasim në ndeshjen me Interin? Çdo ndeshje është ndryshe. Ne përpiqemi që të jemi sa më të plotësuar që të jetë e mundur, sot nuk ishim as në 10% tonën. Ishim keq, komplimenta ndaj Sassuolos dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër’.

Top Channel