“Policia hodhi helme që përdoren kundër arinjve”/ Berisha viziton deputetët dhe protestuesit e lënduar në QSUT: Aulon Kalanë e kanë goditur me shkop

17/04/2026 22:43

Sali Berisha ka mbërritur në QSUT, aty ku ndodhen deputetët dhe protestuesit e lënduar nga protesta.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se protestuesit dhe deputetët janë sulmuar nga policia.

“Ndaj gazetarit Aulon Kalaja, kanë përdorur, përveç verbuesit të arinjve, kanë goditur me shkop. Janë përdorur bomba, janë hedhur protestuesve në këmbë bomba dhe granata. Kanë marrë plagë të shumta në këmbë dhe kanë hedhur shishe molotovi mbi protestues. Janë të dokumentuara. Dënoj këtë terror të pashembullt dhe garantoj Edi Ramën, Skënder Ballukun, Sokol Besprerin, Alushin e krimit dhe bashkë me atë të Operacionales se do të përgjigjen për këto krime të shëmtuara”-tha Berisha.

Teksa shkoi te Trauma, Berisha tha se spray kundër aritut, mund të jetë edhe vdekjeprurës të njeriu.

“Spraj ariu është vdekjeprurës, në rastin e personave që kanë probleme me bronkit apo asmë. Ky përdorim është vepër e rëndë penale. Vepër e cila dënohet në konventa. Është e ndaluar dhe këta kanë përdorur masivisht sprayn e ariut, ndaj deputetëve dhe protestuesve”-tha Berisha nga Trauma.

Top Channel