Kritika të ashpra edhe nga Oliver Kahn: Reali i Madridit nuk mund të vazhdojë kështu, titujt që kanë flasin vetë.
Reali i Madridit nuk ia doli dot të realizojë përmbysjen ndaj Bayernit të Mynihut në çerekfinale të Ligës së Kampioneve teksa humbi ndaj bavarezëve me rezultatin 4-3.
Momenti që i mbylli llogaritë e kësaj sfide ishte ai i ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë që u shndërrua në të kuq i Camavingas një episod që e zemëroi jashtë mase trajnerin Arbeloa.
‘Jemi shumë të zemëruar dhe të zhgënjyer-tha Arbeloa-mendoj se ishte një ndeshje e madhe nga të dyja skuadrat dhe mendoj se ishte e ekuilibruar. Por pas kartonit të dytë të verdhë të Camavingas, gjithçka mbaroi; askush nuk mund të shpjegoje sesi mund të përjashtohet nga fusha një lojtar për një episod të atij lloji’
Më pas Arbeloa kaloi te analiza e ndeshjes duke vlerësuar në maksimum futbollistët e tij për impenjimin në fushën e lojës.
‘Jam krenar për futbollistët e mi, bënë më të mirën e tyre, luftuan për klubin dhe fanelën, meritonin më shumë-shtoi Arbeloa-bëmë një ndeshje të madhe ndaj një skuadre të madhe, patëm shanset tona në pjesën e dytë. Ata ushtruan presion, por ne ishim aty, ishim pranë. Kur humbet një ndeshje në këtë mënyrë askush nuk mund të jetë i kënaqur, jemi shumë të zemëruar dhe të zhgënjyer’
Top Channel