Bayerni i Mynihut u kualifikua për në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve pas një ndeshjeje të çmendur me Realin e Madridit duke e fituar me rezultatin 4-3.

Padyshim që trajneri Vincent Kompany është shfaqur shumë i kënaqur me trajnerin belg që vuri theksin te karakteri i shfaqur nga skuadra e tij.

‘Bëmë gjënë më të rëndësishme në futboll; treguam karakter-tha Kompany-3 herë e pamë veten në disavantazh, e megjithatë fituam 4-3. Edhe mënyra si luajtëm është i rëndësishëm edhe për tifozët; të fitosh është pjesë e profesionit tone, por edhe t’u dhurosh atyre diçka speciale’.

Bayerni i Mynihut do të përballet në gjysmëfinale me Paris Saint Germain, skuadra kampione në fuqi dhe Kompany mezi e pret këtë supersfidë.

‘Po ëndërrojmë gjëra të mëdha që në fillim të sezonit-shtoi Kompany-do të luajmë me kampionët në fuqi që janë shumë në formë, mezi po pres. Jam i lumtur dhe krenar për skuadrën time’.

Top Channel