Italia është organizatore e Evropianit të 2032 së bashku me Turqinë. Bëhet fjalë për një prej kompeticioneve më prestigjioze të futbollit që pas një llogarie të parë mund të gjenerojë rreth 4 miliardë euro dhe që është edhe mundësia më e mirë për Italinë për të përmirësuar sidomos infrastrukturën.

Por në këtë pikë dalin probleme; në tetor të këtij viti do të zgjidhen stadiumet që do të presin ndeshjet dhe situata për Italinë nuk është aspak e mirë duke qenë se duhen vetëm 6 muaj, të cilët kalojnë shpejt. 

Alarmit të lëshuar nga Aleksandër Ceferin në një intervistë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’, iu përgjigj edhe Gravina që në artë moment ishte ende president i FIGC që në relacionin e tij evidentonte se përveç disa masave legjislative që ka reduktuar burokracine, nuk ka pasur ndonjë kuotë  financiare në pritje të Euro 2032, ndërkohë që krejt e kundërta ka ndodhur me kompeticione me shikueshmëri inferiore si Lojërat Olimpikë Dimërore të Milano-Cortina, America’s Cup të Napolit apo Lojërat Mesdhetare të Tarantos  që kanë pasur financime me shumë miliarda.

Duke parë se sa shpejt ikën koha, presidenti i FIGC që do të zgjidhet në qershor do të duhet t’i japë një zgjidhje edhe kësaj çështjeje. Ceferin ishte i qartë, Italia rrezikon të humbasë organizimin e Euro 2032 dhe kjo do të ishte një tjetër goditje e rëndë për imazhin e futbollit italian, që është kompromentuar tashme. Në muajin tetor, 5 stadiume italiane duhet të kenë plotësuar kriteret e kërkuara nga UEFA.Për momentin vetëm një impiant i plotëson të gjitha kushtet për të pritur ndeshjet e turneut kontinental; Allianz Stadium i Juventusit.

Po të tjerët? Përvec impiantit torinez kanë nisur procedimin e tyre 13 të tjerë dhe aktualisht ata që kanë më shumë shanse janë 9 stadiume; Allianz Stadium, San Siro i ri, Artemio Franchi i rinovuar, Olimpico i Romës dhe stadiumi i ri i verdhekuqve, si dhe impiantet në Salerno, Palermo, Cagliari dhe Napoli( që duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet mes Bashkisë dhe klubit).

Kanë dalë tashmë jashtë garimit Bologna, Verona, Bari dhe Flaminio i Romës e madje dhe Genova duket se është e destinuar të dalë.  Ajo që është e nevojshme është që në tetor të paraqitet nje projekt i miratuar gjerësisht  me të gjitha garancitë e financimit. Disa janë shumë pranë, por shumë çështje janë ende të hapura. Duke nisur nga Milano duke qene se mbi San Siron e ri rëndojnë hetimet dhe tensionet politike

Top Channel