Çmimet e karburantit në Gjermani po vazhdojnë rënien, e të mërkurën patën një tjetër ulje sipas të dhënave më të fundit të klubit automobilistik ADAC.
DW vëren se që nga fillimi i luftës me Iranin, çmimet e karburanteve kishin pasur vetëm një drejtim: rritje, por tashmë trendi po ndryshon. Të dhënat tregojnë se një litër Super E10 kushtonte mesatarisht rreth 2.16 euro në të gjithë vendin, duke shënuar një rënie prej 1.6 cent krahasuar me ditën e mëparshme.
Nafta u tregtua me 2.31 euro për litër, 4.7 cent më pak se 24 orë më parë. Edhe pas rritjes së përkohshme të çmimeve gjatë mesditës së mërkurës, çmimi mesatar kombëtar ishte më i ulët se një ditë më parë. Sipas të dhënave të martës, nafta tashmë është bërë më e lirë në nivel ditor mesatar.
Të dhënat janë mbledhur nga rreth 1,500 pika karburanti në Gjermani në orën 13:00. Sipas ADAC, çmimet e karburanteve kanë rënë ndjeshëm që nga kulmi i arritur rreth Pashkëve. Klubi automobilistik thekson se kjo ulje është vetëm një “korrigjim i parë” pas rritjes së shpejtë të fundit.
Për shkak të pasigurisë rreth konfliktit me Iranin, ADAC paralajmëron se kjo mund të jetë vetëm një “relaksim i lehtë në tregun e karburanteve”, dhe situata mbetet larg një alarmi të plotë.
Top Channel