Manchester United ka hyrë në fazën finale të sezonit me objektivin që të sigurojë pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve. Për këtë, skuadrës së Michael Carrick i duhet të pozicionohet mes 5 vendeve të para të klasifikimit, një detyrë që nuk do të jetë e lehtë sidomos pas humbjes së pësuar në shtëpi ndaj Leeds.

Një hap fals që solli jo vetëm humbjen e 3 pikëve, por edhe ndëshkimin me kartonit të kuq që qendërmbrojtësit më të besueshëm të Djajve të Kuq, Lisandro Martinez. Kështu argjentinasi i bashkohet Harry Maguire  në këtë pikë ndërsa Manchester United për të dytën ndeshje radhazi sheh që t’i ndëshkohen lojtarët me karton të kuq.

Dhe duke folur për Maguire, situata është më e rëndë. Mbrojtësi anglez u ndëshkua me karton të kuq ndaj Bournemouth për një faull ndaj Evanilson dhe reagimi i tij ndaj arbitrit të katërt ndaj të cilit nuk ia kurseu fjalët e rënda, të cilat i kushtuan shtrenjtë

Këtë të mërkurë, Federata Angleze bëri të ditur se e ndëshkoi Maguire me një ndeshje pezullim që ai do të duhet ta kryejë në sfidën e radhës atë me Chelsea, një sfidë kjo shumë e rëndësishme për 5 vendet e para të klasifikimit në Premier League. Por jo vetëm kaq, Maguire u sanksionua edhe me një gjobë prej 30 mijë paundë

Me mungesën e Maguire dhe Lisandro, Manchester United mbetet me vetëm Lenny Yoro dhe Ayden Heaven në qendër të mbrojtjes për ndeshjen që do të luhet në Stamford Bridge. Një futbollist që mund të përdoret në qendër të mbrojtjes është Luke Shaë, që në realitet është mbrojtës i majtë, por që edhe herë të tjera është aktivizuar edhe si qendërmbrojtës.

Top Channel