Kategoria Superiore/Bylis dhe Dinamo të abonuar me barazimet mes tyre, edhe këtë radhë ndajnë nga 1 pikë
Ndeshja Vllaznia – Teuta vazhdon të prodhojë “zhurmë” për atë çka ndodhi pas përfunimit të sfidës në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa 3 pikët i shkuan ekipit shkodran nga goli i Kevin Dodaj në minutën e 43-të.
Pas videove të mbrëmshme prej përleshja mes tifozëve vendas dhe atyre durrsakë, ku ishin shkodranët ata që shkuan në sektorin e stadiumit ku ishin të vendosur miqtë, së fundmi po qarkullojnë pamjet ku efektivë të policisë së Shkodrës ushtrojnë forcë fizike, deri në dhunë ndaj mbështetësve të Teutës.
Pamjet e marrjes me forcë të tifozëve të Teutës nga policia KLIKO
Po ashtu, evidentohet ku një nga policët përdor sprajt në fytyrën e tifozit mik. Deri në këtë moment, asnjë nga klubet nuk ka reaguar, ndërsa mbetet e paqartë nëse Komisioni i Disiplinës do ndërmarrë masa konkrete.
Ndërkaq në komisariat janë shoqëruar tre tifozë të skuadrës së Teutës. Top Channel ka mundur të sgigurojë edhe këto pamje ekskluzive të xhiruara nga brenda furgonit të policisë ku shihet vetëm errësira e rrugës dhe sirenat e makinës së policisë drejt drejtoritsë së policisë së qytetit ë Shkodrës.
Pas kryerjes së verifikimeve janë lënë të lirë tifozët e shoqëruar, ndërsa nuk ka patur asnjë të dëmtuar për fat të mirë, nga përplasja mes tifozerive.
Top Channel