Video/ Sherri në ndeshjen Vllaznia-Teuta, tifozët durrsakë bëjnë video nga brenda furgonit të policisë
Ndeshja Vllaznia – Teuta vazhdon të prodhojë “zhurmë” për atë çka ndodhi pas përfunimit të sfidës në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa 3 pikët i shkuan ekipit shkodran nga goli i Kevin Dodaj në minutën e 43-të.
Pas videove të mbrëmshme prej përleshja mes tifozëve vendas dhe atyre durrsakë, ku ishin shkodranët ata që shkuan në sektorin e stadiumit ku ishin të vendosur miqtë, së fundmi po qarkullojnë pamjet ku efektivë të policisë së Shkodrës ushtrojnë forcë fizike, deri në dhunë ndaj mbështetësve të Teutës.
Po ashtu, evidentohet ku një nga policët përdor sprajt në fytyrën e tifozit mik. Deri në këtë moment, asnjë nga klubet nuk ka reaguar, ndërsa mbetet e paqartë nëse Komisioni i Disiplinës do ndërmarrë masa konkrete.
Top Channel