Juventus dhe paradoksi Openda; nuk shihet në fushë për 1 muaji, por aktivizohet opsioni i blerjes së tij
Një ngjarje tragjike pushtoi futbollin ganez. Lojtari i ri Dominic Frimpong mbeti i vrarë nga një sulm me armë që u bë mbi autobusin e skuadrës së tij, Berekum Chelsea.
Klubi që militon në kategorinë më të lartë të futbollit ganez ishte duke u kthyer nga ndeshja në transfertë në Samreboi, jo shumë larg kufirit me Bregun e Fildishtë.
Në një komunikatë të klubit theksohet se autobusi i skuadrës u bllokua nga persona me fytyrë të mbuluar dhe të armatosur me pushkë e pistoleta teksa tentonte të ikte mbrapsht. Futbollistët dhe stafi u larguan për t’u fshehur nëpër shkurre, me Frimpong që u qëllua në kokë dhe ndërroi jetë pak caste pasi kishte mbërritur në spital. Futbollisti 20 vjeçar kishte kaluar te Berekum Chelsea në formë huazimi nga skuadra tjetër ganeze Aduana dhe këtë vit kishte 13 ndeshje të luajtura me 2 gola të shënuar dhe ishte titullar edhe në ndeshjen e fundit.
Fedetata Ganeze e Futbollit dha një mesazh ngushëllimi për humbjen nga jeta të futbollistit të ri.
‘Ky incident tragjik është një humbje e madhe jo vetëm për Berekum Chelsea, por për të gjithë futbollin ganez-theksohet në komunikatën e Federatës Ganeze-Dominic ishte një talent premtues, dedikimi dhe pasioni i të cilit mishëronin shpirtin e kampionatit tonë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me klubin dhe autoritetet kompetente dhe kërkojmë me këmbëngulje që të merren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar se do të vendoset drejtësi’.
Top Channel