Kualifikueset e Botërorit 2027, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën e parë ndaj Uellsit
Kampionati anglez po transformohet në një sfidë ku nuk fiton ai që grumbullon më shumë pikë, por kush shënon më shumë gola se të tjerët. Suksesi i rëndësishëm i Manchester City në fushën e Chelsea i ka përzier sërish letrat duke e çuar skuadrën e Pep Guardiolës në kuotën e 64 pikëve duke vënë në shënjestër Arsenalin që pas humbjes me Bournemouth mbeti në 70 pikë.
Tani projeksioni matematik nuk lë vend për interpretime: nëse dy skuadrat e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, titulli mund të vendoset nga golavarazhi. Nëse Arsenali nëse fiton të gjitha sfidat e mbetura por humbet me City dhe nëse ky i fundit që ka ndeshjen me Crystal palace për të zhvilluar triumfon të gjitha të dyja ekipet do të jenë me 85 pikë. Në këtë rast do të krijohet një skenar për infarkt, kriteri i parë është golavarazhi që në këtë moment sheh Arsenalin para me +38 kundrejt +35 të Citizens. Por ky avantazh nuk është aspak i sigurt pasi Manchester City në ndeshjen me Crystal Palace e sidomos në përballjen direkte me vetë Topcinjtë mund ta përmbysin këtë diferencë.
Dhe në fakt Manchester City-Arsenal do të luhet në fund të kësaj jave në 19 prill dhe në këtë përballje çdo gol do të marrë një vlerë të dyfishtë në llogaritë përfundimtare të kampionatit. Në sfond të këtij dueli matematikor mbetet presioni psikologjik i një tifozerie që pret triumfin e sezonit legjendar 2003-2004, ai i ‘Të pamposhturve’ të Wenger. Për Arsenalin është një thatësirë trofesh që po zgjat prej 22 vitesh dhe që rrezikon të shndërrohet në një makth pikërisht në momentin më të bukur që nxjerr fantazmat e sezonit 2023/24 kur Topçinjtë humbën titullin për vetëm 2 pikë kundrejt Manchester City.
Top Channel