E ardhmja e Rafael Leaos duket se është larg Milanos dhe Milanit. Klubi kuqezi duket se e ka humbur durimin me portugezin dhe është gati të marrë në konsideratë shitjen e tij në merkaton e verës në rast se në drejtim të futbollistit vjen ndonjë ofertë rreth 50 milionë euro.

Fërshëllimat që tifozët i rezervuan Leaos gjatë ndeshjes me Udinesen e kanë lënduar thellësisht sulmuesin dhe duket se kanë përshpejtuar procesin e ndarjes së tij me Milanin që tashmë duket se është i paevitueshëm.

Edhe pse Allegri dhe klubi milanez e mbrojnë futbollistin, sipas të përdishmes ‘La Gazzetta Dello Sport’, duket se rrugët do të ndahen me Leaon që mund të shkojë në Premier League me Manchester United që është në pole position, ndërkohë që në horizont është edhe pista arabe.

Kampionati Botërori i kësaj vere do të jetë vendimtare për të tërhequr blerësit e nevojshëm për të plotësuar kërkesën e Milanit për Rafael Leaon.

Top Channel