Bajrami “heroi” i Sylvinhos dhe i “padëshiruari” i Rangers, merkato e verës opsioni i rradhës për ndryshim
Me fitoren në Bergamo dhe humbjen e Como, Juventusi është kthyer në zonën Champions, por arkat e klubit bardhezi zbrazen…
I gjithë faji është i paradoksit që ka të bëjë me Lois Openda që u transferua te bardhezinjtë verën e kaluar nga Leipzig në formë huazim me detyrim blerje për shifrën prej 40.6 milionë euro, por prej një muaji futbollisti është zhdukur krejt nga radarët.
Falë suksesit në Bergamo dhe në të njëjtën kohë dhe humbjes së Sassuolos në Genova, kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje për t’u luajtur në Serie A, diferenca mes Zonjës së Vjetër dhe skuadrës së vendit të 11 është 18 pikë dhe mbyllja e kampionatit mes 10 vendeve të para ishte kushti thelbësor që aktivizonte opsionin e blerjes me detyrim të Opendas që pas 33 ndeshjesh dhe vetëm 2 golave të shënuar bëhet krejtësisht futbollist i Juventusit.
Por për sa kohë do të jetë kjo? Duke parë rinovimin e Spallettit dhe dëshirës së tij për të vijuar lojën me 3 sulmues, ku Openda nuk duket se gjendet komos, një shitje e tij në muajt e verës duket mëse e mundur, por duke marrë parasush se vështirë se lojtari do të marrë pjesë në Botëror, për klubin torinez është e pamundur të dalë pa humbje në lëvizjen për të, kështu që hipoteza më e mundur është ajo e dhënies në formë huazimi të Opendës, ose të huazimit me të drejtë blerjeje.
Top Channel