Barella nën ‘breshërinë’ e fërshëllimave në Como, futbollisti i Interit përgjigjet me ironi(VIDEO)

13/04/2026 11:30

Ishte minuta e 77 e sfidës mes Comos dhe Interit dhe Nicolo Barella, që deri në atë moment ishte ndër më të mirët në fushë, u zëvendësua nga Chivu.

Teksa ishte duke shkuar në drejtim të pankinës së Interit, publiku në Sinigaglia nuk ia kurseu aspak fërshëllimat mesfushorit që në 2016 zhvilloi 16 ndeshje me fanelën e Comos.

Barella iu përgjigj tifozëve vendas duke bërë një përshëndetje me dorë në mënyrë ironike gati gati si për t’i falënderuar për fërshëllimat.

‘Titulli? Të presim edhe pak, fituam këtë ndeshje, por ekipet e tjera janë gjithnjë gati për të pritur një gabim tonin-tha Barella-gjëja e mirë është që gjithçka është në dorën tonë. Como është një skuadër shumë e mirë dhe këtë po e tregon. Të vish këtu është shumë e vështirë, Como luan një futboll yë bukur. Duhej të nxirrnim diçka që nuk e kishim; është treguesi që jemi një skuadër e fortë’.

Top Channel