Mbrëmjen e së martës në Metropolitano Atletico Madrid do të presë Barcelonën në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Skuadra madrilene vjen në këtë ndeshje me avantazhin e fitores së parë 2-0 në Camp Nou, një avantazh goxha i konsiderueshëm.

Kështu që Barcelona thirret në apel për të bërë ‘remuntadën’ e famshme. Në këtë pikë një mesazh e dha ylli i katalanasve, Lamine Yamal përmes profilit të tij në rrjetin social Instagram. Sulmuesi 18 vjeçar ndryshoi foton e profilit të tij duke vendosur atë të LeBron James në finalen historike të 2016 në NBA.

Në atë kohë, King James, drejtoi skuadrën e Cleveland Cavaliers në finalen e madhe të spektakolar të basketbollit në botë duke përmbysur disavantazhin 1-3 të ndeshjeve ndaj Golden State, për të fituar një titull që konsiderohej praktikisht i pamundur.

Top Channel