Tirana ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Egnatias, duke triumfuar 3-1 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe duke rikthyer emocione në garën Superiores.

Golin e parë e shënoi Tabeku, pas një verifikimi me VAR që konfirmoi rrjetën e bardhebluve. Egnatia barazoi në pjesën e dytë me Buriç, por Tirana reagoi shpejt dhe vendosi fatin e ndeshjes. Xhixha realizoi penalltinë në minutën e 63-të, ndërsa Halili vulosi rezultatin në minutën e 69-të.

Gjatë takimit, Egnatia kërkoi disa penallti të diskutueshme, por gjyqtari Albert Doda mbajti qëndrimin e tij të prerë në vendimet e ndeshjes.

Me këtë humbje, Egnatia mbetet dy pikë pas Vllaznisë kryesuese, e cila ende nuk ka luajtur ndeshjen e javës 31 kundër Teutës. Tirana, nga ana tjetër, ngjitet në zonën “play out”, por ruan distancën me Vora-n, ekipin që aktualisht qëndron jashtë zonës së rrezikut.

Rezultati përfundimtar:

TIRANA 3-1 EGNATIA

12′ Tabeku, 63′(p) Xhixha, 69′ Halili / 58′ Buriç

Top Channel